Sekretet e Igli Tares/ Sulmuesi qe u bë drejtor sportiv

08/01/2020 14:52

Igli Tare nuk e mendonte asnjëherë se karriera e tij në futboll do të vazhdonte në këto nivele pasi vari këpucët në gozhdë. por një rastësi me fat në Qershorin e vitit 2008, e vendosi në një post ku ish sulmuesi i kombëtares shqiptare po shkëlqen më shumë sesa në fushat e lojës.

Asokohe ishte 35 vjeç dhe mbyllte sezonin e tretë si një bomber shtesë te Lacio, por që nga ajo ditë, është kthyer në drejtorin sportiv më të lakmuar të Europës, me meritë në garë deri ditë më parë si edhe më i miri i botës.
Bjondi që përgatitet këtë Janar të luajë në ndeshjen e bamirësisë në Air Albania Stadium në Tiranë, ishte fokus i një reportazhi të bukur në Gazzeta Delo Sport, ku u riktheksuan aftësitë e tij për të zbuluar talente e për të finalizuar blerje të zgjuara.

“Një poliglot dhe mjeshtër i videove të ofruara nga skautët, por që zgjedh futbollistët vetëm pasi i ka parë në aksion personalisht”.

Zgjedhjet e Igli Tares në hierarkinë drejtuese të Lacios bëhen në mënyrë sekretive, përmes rrjetit unik të kontakteve në Europë, një platforme ruse vëzhgimi dhe të paktën 12 muaj studim. Kjo punë praktikisht i sjell bardhekaltërve fitime të mëdha ekonomike, me lojtarët që shumëfishojnë vlerën. Prokuratorët që zbulojnë tratativat, djegin vetë punën e tyre dhe në rastin e Lacios nuk ka ndodhur thuajse kurrë. Sic thotë edhe reportazhi për shqiptarin, Igli Tare punon në hije dhe kështu lindin goditjet e tij të zgjuara në merkaton e futbollit europian.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA