Ka përfunduar takimi mes liderit të Vetëvendosjes, Albin Kurti dhe kreut të LDK-së, Isa Mustafa dhe sërish ka rezultuar pa marrëveshje.
Zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa është shprehur se takimi do të vazhdoj nesër.
Ndërsa kreu i LDK-së ka thënë se:
“Takimi që ka filluar sot në ora 15 tani ka përfunduar. Kemi lëvizje në përpjekje për arritjen e marrëveshjes. Do të takohemi edhe nesër”.
Ata po synojnë arritjen e një marrëveshje që do të rezultonte me krijimin e një koalicioni që do të drejtonte qeverinë e re të Kosovës. Krerët e dy partive që morën më së shumti përkrahje qytetare në zgjedhjet e fundit në Kosovë, janë takuar edhe dje, ku bashkë kanë biseduar për më shumë se tre orë, por që as atëherë nuk dolën me një marrëveshje përfundimtare.
Top Channel