Kriza e karburantit trondit Rusinë, mungesa në pothuajse të gjitha rajonet. Ukraina përshkallëzon sulmet me dronë Deputeti rus Vladimir Dzhbarov ka paralajmëruar se një konflikt midis SHBA dhe Iranit mund të çojë në një luftë bërthamore.
Ai e deklaroi këtë pas një sulmi iranian mbi bazat ushtarake ku ndodhen trupat amerikane në Irak, transmeton KosovaPress.
“Sulmet e ndërsjella nga SHBA dhe Irani mund të çojnë në një luftë të gjerë në rajon. Nëse Uashingtoni mendon se mund të arrijë qëllimet e saj, atëherë ekziston rreziku i një lufte bërthamore,” tha deputeti i Dhomës së Ulët të Parlamentit rus.
Ai tha se Këshilli i Sigurimit i OKB-së duhet të përfshihet në parandalimin e përshkallëzimit të mëtejshëm të konflikteve në Lindjen e Mesme.
Irani shkrepi mbi 12 raketa balistike në dy baza ushtarake ku ndodhen trupat amerikane në Irak, ndërsa Garda Revolucionare e Iranit, e cila mori përgjegjësinë për sulmin, tha se sulmet ishin “hakmarrje për vrasjen e komandantit të njësisë së Kudsit Qaseem Suleimani”.
Top Channel