Ministri i Jashtëm iranian Javad Zarif ka reaguar për herë të dytë pas sulmeve ndaj dy bazave amerikane. Ai tha që i takon Shteteve të Bashkuara tashmë “t’i thërrasin mendjes”, duke përshëndetur kështu reagimin e Iranit pas sulmit amerikan që vrau gjeneralin Qasem Soleimani.
“Ne u treguam të gjithëve që nuk jemi Shtetet e Bashkuara, nuk duam luftë,” u tha Zarif gazetarëve në Teheran të Mërkurën.
Ai tha: Tani varet nga Shtetet e Bashkuara që t’i thërrasin mendjes e të ndalojnë aventurën në këtë rajon. Ne nuk e filluam këtë proces të përshkallëzimit, Shtetet e Bashkuara zhvilluan një luftë ekonomike kundër Iranit.
Zarid tha që numri i njerëzve në rrugët e shumë qyteteve iraniane gjatë ditëve të fundit ishte “i pashembullt”, duke i quajtur turmat “një det të njerëzimit”.
Goditja e bazave amerikane/ Ministri i Jashtëm iranian: Do të mbrohemi nga çdo agresion
Top Channel