Malaga dënon trajnerin pas një videoje me “pullë të kuqe”

08/01/2020 15:07

Një video erotike e cila ka bërë xhiron e botës në internet, ka sjellë pezullimin e trajnerit të Ma’laga dhe një gjobë për teknikun.

Victor Sanchez del Amo nuk do të drejtojë skuadrën iberike në ndeshjet e ardhshme deri në sqarimin e ngjarjes në fjalë që ka cënuar imazhin e klubit, pavarësisht se vetë protagonisti insiston për të kundërtën.

“Ju informoj që jam viktimë e një krimi kundër privacisë time dhe jam subjekt i kërcënimeve dhe shantazheve. Kjo çështje është në dorë të policisë dhe do të ndjek instruksionet e agjentëve. Ju falenderoj për mbështetjen tha trajneri i Malagas në një komunikim publik.

Tekniku i skuadrës në të cilën militon edhe shqiptari Keidi Bare, sipas mediave iberike insiston se është përdorur një SMS privat në rrjetet sociale për ta kërcënuar, dhe kjo çështje ka sjellë dhe shpërndarjen e imazheve p-a consensus, e si rrjedhojë pezullimin nga klubi futbollistik spanjoll.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA