Izraeli zbulon armën e së ardhmes, teknologjia lazer intercepton raketat

08/01/2020 19:55

Izraeli ka punuar për mbi 10 vjet në teknologjinë e fuqishme lazer .”Armiqtë e Izraelit do ta kishin më mirë të mos e provonin vendosmërinë tonë, ose aftësitë tona.”, tha Ministri i Mbrojtjes Naftali Bennett.

Ministria e Mbrojtjes e Izraelit bëri të ditur se ka bërë një përparim teknologjik në zhvillimin e lazerve për të interceptuar një sërë kërcënimesh ajrore, duke përfshirë kundër raketave ajrore dhe raketave të drejtuara kundër tankeve, shkruan gazeta “The Jerusalem Post”.

Ministri i Mbrojtjes Naftali Bennett tha sot në mbrëmje se teknologjia e re lazer “e bën aparatin e sigurisë më vdekjeprurës, më të fuqishëm dhe më të përparuar”.

Duke folur për këtë shtesë të re të mjeteve ekzistuese të luftës të përdorura nga Izraeli, ministri tha se “ne do të shtojmë një shpatë lazer kur të kemi të bëjmë me kërcënime nga veriu ose jugu”.

“Armiqtë e Izraelit do ta kishin më mirë të mos e provonin  vendosmërinë tonë, ose aftësitë tona.”, tha Bennet.

“Ne po hyjmë në një epokë të re të luftës energjetike në ajër, tokë dhe det. Investimet në vitet e fundit e kanë vendosur Shtetin e Izraelit në mesin e vendeve kryesore në fushën e sistemeve të lazerit me energji të lartë, “Brig.-Gen. Yaniv Rotem, Shef i Drejtorisë së Ministrisë së Kërkimit dhe Zhvillimit.

Sipas Rotem, ministria ka punuar për mbi 10 vjet në teknologjinë e fuqishme lazer për të mundësuar zhvillimin e platformave të interceptojnë një sërë kërcënimesh.

“Ky është një sistem me shumë mundësi,” tha Rotem, “arma e së ardhmes”.

FOTO GALERI
1/10

Top Channel