E ftuar në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, këngëtarja Fatmira Breçani tregoi se për këtë vit i ka vënë disa qëllime vetes, që lidhen kryesisht me kujdesin ndaj pamjes së jashtme.

Ajo zbuloi se kësaj here i ka premtuar vetes që do humbasë të paktën 10 kilogram, e për këtë është e gatshme t’i nënshtrohet edhe ndërhyrjeve më të fundit për rënie nga pesha.

Kujtojmë se në prill të këtij viti këngëtarja mbush plot 60 vjeç, edhe pse sot në studio dukej në super formë.

Top Channel