E papritur, Milan merr këtë vendim për Suso-n
08/01/2020 11:06
Ac Milan është duke kaluar në një periudhë jo të mirë, dhe drejtuesit rosoner menjëhrë kanë nisur të mendojnë për ndryshimet gjatë afatit kalimtar të janarit.
Drejtuesit rosoner përfundimisht kanë vendosur që ta vendosin në shitje sulmuesin spanjoll Suso në këtë afat kalimtar.
Spanjolli nuk është duke kaluar në formën e tij më të mirë dhe kjo ka shtyer drejtuesit që të vendosin një gjë të tillë, madje raportohet se aventura e tij në San Siro është duke shkuar drejt fundit.
Suso u transferua tek Milani në vitin 2015 nga Liverpooli si lojtar i lirë dhe që nga ajo kohë 26 vjeçari ka zhvilluar gjithsej 152 ndeshje në të gjitha garat ku ka arritur të shënoj 24 gola.
Top Channel