Pasi emëroi Gattuson në krye të pankinës për të nxjerrë Napolin nga kriza, presidenti De Laurentiis ka nisur nga puna për të kënaqur trajnerin me afrime në merkaton e janarit, teksa është shumë pranë mbylljes së marrëveshjes për dy përforcime në mesin e fushës.

I pari është sllovaku 25-vjeçar Stanislav Lobotka, që luan për Celta Vigon në Spanjë, ndërsa Napoli është gati të paguajë 22 milionë eurot e kërkuara nga spanjollët, për ta transferuar mesfushorin nën urdhrat e Gattusos.

Emri tjetër që pritet t’u bashkohet napolitanëve nesër, është ai i mesfushorit 29-vjeçar të Leipzigut Diego Demme, i cili pritet të transferohet për shifrën e 12 milionë eurove dhe do të nënshkruajë një kontratë 4-vjeçare me pagë 2 milionë euro në sezon.

Vetë Gattuso pati deklaruar hapur se numrat në mesfushë janë të paktë dhe nuk ka shumë mundësi zgjedhjeje, ndërsa duket se me këta dy futbollistë tekniku kalabrez do të ndihet më i qetë.

De Laurentiis po punon shumë edhe për merkaton e verës, ku sipas raportimeve të mediave italiane, ka arritur të mbyllë marrëveshjen për blerjen e futbollistëve të Veronës Amir Rrahmani dhe Sofiane Amrabat.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA