Presidenti i Teslas, Elon Musk i dorëzoi makinat e para të prodhuara në Kinë, blerësve të zakontë të martën në një arritje të konsiderueshme për giga-fabrikën e re në Shangai, pavarësisht ngadalësimi të vënë re në tregun më të madh në botë të makinave elektrike.

Tusk prezantoi në skenë sedanët model 3, makina me çmim mesatar të kompanisë, që dilnin njëri pas tjetrit, u dorëzoheshin blerësve dhe këta të fundit uleshin pas timoni dhe i merrnin me vete.

Fabrika e Teslës është e para e kompanisë jashtë shteteve të bashkuara dhe përbën një hap përpara në strategjinë e Musk për tu bërë global. Musk tha se ky ishte vetëm fillimi i rritjes së investimeve në kinë, nga ana e pionieres së makinave elektrike me bazë në Kaliforni.

48 vjecari Musk tha se Tesla po ashtu planifikon të krijojë një qendër dizajni dhe inxhinierike në kinë që do të merret me projektimin e një makine origjinale kineze për konsum global.

Më herët Tesla ka thënë se fabrika që ka kushtuar shumë miliarda dollarë, prodhon më shumë se 1 mijë automjete në javë. Ajo prezantoi serinë e parë të modeleve 3 më 30 dhjetor, të cilat i shkuan punonjësve që i kishin porositur më herët ato. Makinat e prezantuara në eventin e të martës, ishin të parat për konsumatorët e rregullt.

/Ardita Becolli/

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA