“Shtiu” me 111 km/h, Lukaku: Kemi një lider si Conte, me Lautaron…

07/01/2020 16:13

Romelu Lukaku vazhdon të mahnitë në Serinë A. “Bomberi” bleg, falë dygolëshit të tij, i dhuroi Interit një fitore të madhe në transfertë me Napolin, ku zikaltrit nuk fitonin prej 23 vjetësh. Loja dhe efikasiteti i Lukakut e orientoi lojën në favor të skuadrës së drejtuar nga Antonio Conte.

Sipas medieve italiane, është përllogaritur se në rastin e golit të dytë të belgut, shpejtësia e topit arriti 111 km/h, duke përthyer duart e portierit Meret.

Në deklaratën pas ndeshjes, 26-vjeçari nuk pranoi t’i merrte i vetëm meritat, madje insistoi në rëndësinë që ka në skuadër trajneri Conte.

“Është shumë e rëndësishme të kesh një lider si Conte, një trajner me shumë eksperiencë. Ne jemi skuadër e re, kështu që ka shumë rëndësi një udhëheqës si ai.”

Ndërsa për lidhjen që ka në fushën e blertë me Lautaro Martinezin, Lukaku theksoi:

“Kemi krijuar miqësi që në fillim, bëjmë shumë gjëra bashkë edhe jashtë fushës. Kur luajmë bashkë, shkëmbejmë mundësitë. Jam shumë i kënaqur për mënyrën sesi po i bëjmë gjërat, duhet të vazhdojmë kështu.”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA