Provokimi i Vucic! Presidenti serb: Kosova do miratojë një ligj për liritë fetare si Mali i Zi

07/01/2020 12:29

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic, tha se nuk e përjashton mundësinë që edhe autoritetet e Kosovës të miratojnë një ligj për liritë fetare, të ngjashëm me atë që ka miratuar Mali i Zi.

Autoritetet kosovare nuk e kanë përmendur një gjë të tillë, por Vucic pretendon se ka disa sinjale për një gjë të tillë.

“E shoh këtë përmes përgatitjeve, përmes librave të tyre shkollorë. Fushata po zhvillohet prej vitesh. Flitet për trashëgiminë e Kosovës, e cila duhet të jetë ndryshe nga ajo serbe”, tha Vuçic për gazetarët në Beograd.

Ai shtoi se serbët do të luftojnë si gjithmonë kur t’iu thuhet se “nuk mund të ruajnë emrin dhe mbiemrin e tyre, fenë dhe kishën, monumentet kulturore dhe trashëgiminë e tyre kulturore”. Kuvendi i Malit të Zi e miratoi Ligjin për Lirinë e Fesë 27 dhjetorin e vitit të kaluar. Por kjo lëvizje e tij u prit me protesta të mëdha nga besimtarë të Kishës Ortodokse Serbe, që e konsideron ligjin si “përpjekje për të kapur pronën e Kishës në Mal të Zi”. Qeveria malazeze e mohon një gjë të tillë.

Kisha Ortodokse Serbe e kundërshton sidomos formulimin në ligj, i cili thotë se “të gjitha objektet fetare, që kanë qenë pronë e shtetit të Malit të Zi para humbjes së pavarësisë në 1918 e që më vonë nuk kanë kaluar në pronësi të ndonjë bashkësie fetare në mënyrë legale, do të njihen si pronë e shtetit dhe do të regjistrohen si thesar kulturor”.Vuçic shtoi se nuk ka folur me homologun malazez Millo Gjukanoviq, por mbetet i gatshëm për bisedime.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA