Ka përfunduar takimi i radhës midis Albin Kurtit dhe Isa Mustafës. Drejtuesit e dy partive më të mëdha në Kosovë nuk kanë arritur ende një marrëveshje për formimin e Qeverisë së re.

Megjithatë, kreu i LDK-së ka deklaruar se nuk ka pakënaqësi ndaj liderit të Vetëvendosjes dhe se do të takohen sërish nesër.

“S’jemi kanë idhnushëm me Albin Kurtin, kemi me u taku nesër”, është shprehur shkurtimisht Mustafa në përfundim të takimit.

Kurti u takua dje me presidentin Hashim Thaçi, i cili i kërkoi që të dërgonte brenda 48 orësh emrin e kandidatit për kryeministër.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA