Po vazhdon dëmtimi i statujave të futbollistëve nëpër botë.
Në këto ditë është shkatërruar plotësisht statuja e Zlatan Ibrahimovicit që u ndërtua nga Malmo në nderim të sulmuesit.
Megjithatë, situata nuk shkoi aq mirë sa e kishte menduar 38-vjeçari, sidomos më 26 nëntor kur vendosi t’i blinte një pjesë të aksioneve të klubi tjetër Hammarby.
Më 27 nëntor, tifozët e Malmos ishin të acaruar nga veprimi i ish-lojtarit të tyre dhe filluan ta demolonin statujën e tij duke i hedhur një qese në kokë dhe një pjesë të toaletit.
Statuja e Ibrahimovicit gjithashtu u sulmua përsëri në fund të vitit të kaluar, ku vandalët ia thyen hundën e statujës, e deri në rrëzimin e plotë të saj.
Por, tani është dëmtuar edhe statuja e Alexis Sanchezit që ndodhet në qytetin e tij të lindjes, Tocopilla të Kilit.
Statuja që u ndërtua në vitin 2017 është demoluar pjesërisht, por që ende nuk dihen arsyet se përse ndodhi një gjë e tillë.
Top Channel