Një person ka rënë aksidentalisht nga teleferiku në Brezovicë, ndërsa gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetë.
Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Ferizajt, Agim Gashi.
“Para një ore kemi pranuar informata se ka rënë një qytetar aksidentalisht nga teleferiku në Brezovicë, qytetarët e kanë dërguar në ambulantën në Shtime e më pas është dërguar në spitalin e Ferizajt. Sipas mjekëve gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetë. Bëhet fjalë për një 30-vjeçar”, tha Gashi
Ja video:
<iframe width=”540″ height=”480″ src=”https://www.youtube.com/embed/GGJbGS41LM0″ frameborder=”0″ allow=”accelerometer; autoplay; encrypted-media; gyroscope; picture-in-picture” allowfullscreen></iframe>
Top Channel