Milaim Zeka tregon bisedën me kërcënime mes Thaçit e Kurtit, “normale, edhe gruaja ime më kërcënon”

07/01/2020 11:02

Kryetari i Partisë Euroatlantike të Kosovës dhe ish-deputeti, Miliam Zeka, thotë se ka qenë dëshmitar i konfliktit të parë mes presidentit të tanishëm Hashim Thaçit dhe fituesit të zgjedhjeve, Albin Kurtit.

Zeka thotë se atëherë ishte zhvilluar një bisede telefonike mes Albin Kurtit e Hashim Thaçit, e kjo bisedë, sipas tij, ishte ‘e pakëndshme’.

“Përmes telefonit tim është bërë një bisedë e ashpër mes Thaçit e Kurtit”, ka thënë Zeka, në emisionin DPT te Fidani në T7.

“Është bërë përmes celularit tim suedez dhe e kanë të regjistruar shërbimet ndërkombëtare”, ka shtuar ai.

Zeka thotë se në telefonatën mes Thaçit e Kurti ka pasur edhe kërcënime.

“Nuk ka pasur sharje, por ka pasur kërcënime. Janë normale se edhe gruaja ime mua më kërcënon”, thotë Zeka në DPT te Fidani.

Top Channel