Edhe pse nuk ka ndonjë sinjal për arritje të marrëveshjes midis LDK-së dhe VV-së, nga Mitrovica flet kryetari i kësaj komune, Agim Bahtiri, i cili muaj më parë u anëtarësua në partinë e Albin Kurtit.
Bahtiri në Facebook ka thënë se ka vullnet nga shumica e anëtarëve të Kryesisë dhe deputetëve të LDK-së për një marrëveshje për bashkëqeverisje.
Sipas tij, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa duhet që marrëveshjen ta nënshkruajë sot ose më së largu nesër sepse nuk ka zgjidhje tjetër.
Postimi i Agim Bahtirit:
Pas kontaktit që kam pasur me shumicën e anëtarëve të Kryesisë dhe deputetëve të LDK-së, kam parë vullnetin e tyre për arritjen e menjëhershme të marrëveshjes për bashkëqeverisje.
Isa Mustafa si kryetar i LDK-së duhet ta qoj në vend porosinë e partisë së tij në takimin që po zhvillon me Kryeministrin e ardhshëm të Kosovës, Albin Kurti.
Për hir të qytetarëve dhe shumë proceseve që na presin, Isa Mustafa bën mirë që marrëveshjen ta nënshkruaj sot ose më së largu nesër, sepse nuk ka zgjidhje tjetër përveç bërjes së koalicionit, por që kjo nuk duhet të prolongohet më shumë.
Top Channel