
25/02 09:55
Eni Imami gjen menjëherë skuadër pas largimit nga Tirana. Mbrojtësi 27-vjeçar ka arritur akordin me Skënderbeun dhe në orët e ardhshme do të bashkohet me skuadrën e drejtuar nga Ilir Daja.
Pasditen e kësaj të marte, Eni Imami ka patur një takim me presidentin e Skënderbeut dhe ka arritur akordin financiar për një kontratë për 1 vit e gjysmë.
Për Imamin interesoheshin edhe Laçi e Bylis.
Ai është një lojtar polivalent pasi mund të luajë si mbrojtës qëndre, mbrojtës krahu por edhe si mesfushor.
Top Channel