Bruno Dita, kapiteni i Skënderbeut në mungesë të Gjergji Muzakës u ka premtuar besnikëri korçarëve. Në një intervistë për Supersport, Dita theksoi se do të respektojë kontratën me Skënderbeu ndërsa foli edhe për ecurinë e skuadrës së Ilir Dajës në këtë sezon.
“Kam kontratë me Skënderbeun dhe më mbaron në maj. Do vazhdoj të jem pjesë e Skënderbeut. Normalisht faza shërben për të kapur formën maksimale, shpresojmë të kemi edhe afrime. Normalisht do ketë largime, por shpresojmë të rrinë se na duhen dhe të kemi prurje të reja. Kemi pasur oshilacione, por edhe ekipi ka çuna të rinj dhe nuk mbajnë presionin.Skënderbeu i ka dhënë tonin futbollit për 10 vite, është fanellë e rëndë. Ekipet janë aty-aty edhe me pikë por edhe me nivel, ne do bëjmë maksimumin që të jemi në pjesën lart të tabelës dhe shpresojmë të kapim kupat e Europës”, u shpreh Dita.
Top Channel