Inter arriti të fitojë 3-1 në transfertën e kësaj jave duke u rikthyer të ndajë kryesimin e serisë A me Juventusin.

por më shumë se suksesi ndaj një ekipi që është pretendent për një vend në Ligën e kampioneve, zikaltërit kanë rikthyer triumfin në një fushë si ajo e Napolit ku nuk imponoheshin prej 22 vjetësh.

Trajneri i Napolit, zgjodhi Hysajn nga minuta e parë por shqiptari dhe pjesa tjetër e prapavijës kishin faj në golat e pësuar. Ndërkohë në kampin tjetër, Antonio Konte mbrojti kryesuesit, madje rezervoi dhe një përplasje në televizion edhe me ish trajnerin e njohur Fabio Kapelo.

“Kjo skuadër luan përmendësh dhe kundërshtarët na kanë frikë më shumë. Ndonjëherë dëgjoj absurditete por duhet të kuptojmë që fitorja në Napoli nuk është e lehtë për askënd. Në vitet e kaluara ka qenë protagoniste Juventus por e kemi shkurtuar hendekun në krahasim me rivalët” tha trajneri i Interit.

Konte kritikoi dhe të gjithë ata që e cilësuan sulmuesin belg Romelu Lukaku një dështim, lojtari që në stadiumin San Paolo arriti të shënojë dy gola.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA