Basha dhe Kryemadhi janë shantazhuar nga ndërkombëtarët. Aludimi i fortë i Andi Bushatit në Top Talk

07/01/2020 18:43

Në studion e emisionit “Top Talk”, u diskutua dhe për rolin e ndërkombëtarëve në Shqipëri. Kujtojmë që vitin e kaluar opozita e bashkuar zhvilloi shumë protesta shpeshherë të shoqëruara edhe me dhunë për të rrëzuar qeverinë Rama.

Por këto protesta u dënuan me tone të ashpra nga ndërkombëtarët dhe protestat e kryera nga opozita e ulën dinamikën e tyre, deri sa reshtën së zhvilluari. Në studio gazetari Andi Bushati hodhi një hipotezë se partitë opozitare mund të jenë shantazhuar nga strukturat ndërkombëtare, ndaj i dhanë “fre” aksionit të tyre politik, e cila shoqërohej në të shumtat e rasteve me protesta për të rrëzuar qeverinë aktuale.

“I vetmi version që mund të jap pa fakte por me intuitë, është një presion i madh i ndërkombëtarëve dhe një kartë shantazhuese që mund të kenë kundër tyre .Sepse të votohesh nga elektorati jot për një rrugë dhe t’i të bësh një rrugë tjetër në praktikë do të thotë që t’i të kesh tradhtuar zgjedhësit e tu. Ka një thënie shumë të bukur Albin Kurti, i cili ka bërë çdo gjë radikale që mund të bëhet në politikën e një vendi. Ai thotë një shprehje “Kurrë nuk jam shantazhuar as nga Europianët as nga Amerikanët për rrugën që është e pastër”, sepse të shantazhojnë duhet të kenë diçka për të shantazhuar”, tha analisti Bushati.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA