Një 65-vjeçar është aksidentuar për vdekje nga një automjet në aksin nacional Berat-Urë Vajgurore, në fshatin Otllak.

Policia thotë se Gramoz Zani, në gjendje të dehur i ka prerë rrugën automjetit, tip Benz E-Class. Pas perplasjes ai u dërgua në spital, por nuk mundi të mbijetonte.

Pak pas kësaj ngjarje, një BMW u përplas me një shtyllë të ndriçimit rrugor në aksin nacional Uznovë-Poliçan. Por drejtuesi i mjetit hoqi targat dhe njoftoi një karotrec që e lëvizi mjetin pa mbërritur policia.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA