Zjarret masive që kanë përfshirë Australinë kanë kthyer qiellin në një ngjyrë të kuqe të errët. Ky fenomen ka ndodhur më së shumti në Uellsin e Ri Jugor.
Sipas Daily Mail përveç qiellit, edhe detet janë përfshirë nga sasi e madhe hiri. Kujtojmë që zjarret në kontinentin Australian kanë nisur që në shtatorin e vitit që lamë pas si pasojë e temperaturave të larta klimaterike që kanë përfshirë të gjithë kontinentin
. Si pasojë e zjarreve masive, 24 persona kanë humbur jetën dhe miliona njerëz kanë humbur shtëpitë e tyre. Dëmet më të konsiderueshme janë regjistruar në habitatet natyrore dhe te kafshët. Ku deri më tani 500 milionë prej tyre janë djegur. Të prekur kanë qenë veçanërisht gjitarët, respektivisht kangurët dhe koklat, që gjenden vetëm në këtë vend.
Reshjet e shiut që përfshinë vendin të shtunën që lamë pas e kanë lehtësuar disi punën e zjarrfikësve por nuk janë konsideruar si sasira të mjaftueshme për të bërë të mundur shuarjen e plotë të tyre. Kryeministri i Australisë, Scott Morrison, linçoi një Agjenci të Re Kombëtare të Rimëkëmbjes, duke i financuar me 2 miliardë dollarë me qëllim që të “Koordinojë një reagim kombëtar për rimëkëmbjen e komuniteteve dhe të jetesës”.
Zelanda e Re ka qenë vendi i parë që i ka ardhur në ndihmë situatës tragjike të krijuar në Australi, duke dërguar atje trupa të shumta zjarrfikësve dhe të emergjencave civile për të ndihmuar në operacionet e shpëtimit dhe të evakuimit.
The skies in Australia are RED as black ash covers the beaches
Posted by Daily Mail Video on Monday, January 6, 2020
Top Channel