Që prej viteve 50`, me qindra qen janë hedhur nga kjo urë gotike në Skoci, që për këtë arsye ka marrë nofkën “Ura ku vetëvriten qentë”. Shumë prej tyre kanë ngordhur në vend.

 

Askush nuk di ta shpjegojë se çfarë ndodh me kafshët kur i afrohen urës së mistershme, të ndërtuar në 1895-ën, dhe çfarë i shtyn që të hidhen.

Në një vend si ky, të mbytur nga mitet e supersticjonet, disa banorë besojnë tek e mbinatyrshmja, dhe e lidhin këtë situatë me fantazmën e një vejushe, e cila e ka pasur shtëpinë aty pranë.

Por as ata nuk e shpjegojnë dot se c`lidhje mund të ketë me qentë. Të tjerë thonë se era e kafshëve të shumta që lëvizin poshtë urës mund t’i bëjë qentë të hidhen. Në fakt, nën atë urë ka shumë lëvizje brejtësish me një erë të fortë trupi. Zhvendosja e këtyre gjallesave në zonë përkon gjithashtu me kohën kur janë regjistruar rastet e para të hedhjes së qenve nga ura.

Për ta vërtetuar teorinë, një shkencëtar u vendosi qenve erën e minjve dhe të ketrave në tre drejtime të ndryshme; në fund, shumica dërrmuese e tyre, rreth 70%, u tërhoqën prej saj. Një numër i madh rezidentësh u bindën nga kjo ide, por të tjerët vazhdojnë t`a konsiderojnë të pashpjegueshme atë që ndodh në këtë urë, sepse sipas tyre ka edhe ura të tjera në vend me brejtës që lëvizin poshtë tyre, por ku nuk ndodh aspak e njëjta gjë.

FOTO GALERI
1/11

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA