Udinese e nis në mënyrën më të mirë vitin 2020. Një gol i Rodrigo De Paul në minutën e 88-të, bëri që friulanët të fitonin 0-1 në transfertën e Via Del Mare ndaj Lecces dhe të regjistronin fitoren e 2-të rresht në Serie A.
Skuadra e Luca Gottit me këtë sukses u ngjit në kuotën e 21 pikëve dhe iu largua fundit të renditjes pasi tashmë pozicionohet në vendin e 13-të, 7 pikë larg zonës së rënies nga kategoria.
Ishte një sfidë e luajtur më mirë nga Lecce në pjesën e parë me puljezët që goditën edhe traversën me Babacar ndërkohë që fraksioni i dytë u dominua nga friulanët të cilët pasi panë ti anuloheshin dy gola sulmuesit Okaka, gjetën goditjen fituese me De Paul në të 88-ën, duke i shkaktuar një tjetër humbje në shtëpi Lecces që nuk ka asnjë fitore në këtë sezon në Via Del Mare.
Top Channel