24/11 16:25
Turma të mëdha kanë mbushur rrugët e kryeqytetit iranian Teheran për varrosjen e komandantit ushtarak iranian Qasem Soleimani.
Soleimani u vra në një sulm me avionë amerikanë në Irak të Premten me urdhër të Presidentit Donald Trump.
Udhëheqësi Suprem i Iranit Ayatollah Khamenei drejtoi lutjet dhe në një moment u pa duke qarë.
Irani ka premtuar “hakmarrje të rëndë” për vdekjen e Soleimani dhe të Dielën u tërhoq nga marrëveshja bërthamore e 2015.
Soleimani, 62 vjeç, kryesoi forcën elitare të Qudsit të Iranit dhe u ngarkua me mbrojtjen dhe forcimin e ndikimit të Iranit në Lindjen e Mesme.
Top Channel