Ishte i përfshirë në qindra email-e të shkëmbyera me Epstein, jep dorëheqjen kreu i operatorit global të porteve ‘DP World’ 13/02 18:07
Turma të mëdha kanë mbushur rrugët e kryeqytetit iranian Teheran për varrosjen e komandantit ushtarak iranian Qasem Soleimani.
Soleimani u vra në një sulm me avionë amerikanë në Irak të Premten me urdhër të Presidentit Donald Trump.
Udhëheqësi Suprem i Iranit Ayatollah Khamenei drejtoi lutjet dhe në një moment u pa duke qarë.
Irani ka premtuar “hakmarrje të rëndë” për vdekjen e Soleimani dhe të Dielën u tërhoq nga marrëveshja bërthamore e 2015.
Soleimani, 62 vjeç, kryesoi forcën elitare të Qudsit të Iranit dhe u ngarkua me mbrojtjen dhe forcimin e ndikimit të Iranit në Lindjen e Mesme.
Top Channel