Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, njoftoi se ka pasur një bisedë telefonike me homologun e tij të sapozgjedhur kroat Zoran Milanoviq, të cilin e ka uruar për marrjen e detyrës së re.
Kreu i shtetit tha se gjatë bisedës me Milanoviq shprehur përkushtimin për thellimin e bashkëpunimit mes Kosovës dhe Kroacisë.
Duke qenë se Kroacia është edhe kryesuesja e radhës e Këshillit të BE-së, Thaçi tha se pret një dinamikë të re në rrugëtimin drejt integrimeve euroatlantike.
“Në emër të qytetarëve të Republikës së Kosovës, shpreha përkushtimin tonë për thellimin e partneritetit strategjik ndërmjet dy shteteve dhe popujve tanë. Presidentin e zgjedhur të Republikës së Kroacisë e përgëzova edhe për marrjen e kryesimit të Këshillit të Bashkimit Evropian, ku Kosova pret një dinamikë të re në rrugëtimin e pandashëm drejt integrimeve euroatlantike”, tha Thaçi.
Top Channel