Armando Sadiku është pa dyshim një nga pikat më të forta të skuadrës në Malagas, në La Liga 2 në këtë sezon. Sulmuesi i Kombëtares Shqiptare i siguroi një pikë skuadrës andaluze në trasfertë me Oviedon, pasi realizoi golin e barazimit 1-1 në minutën e 67-të me 11-m. Në pjesën e parë, për vendësit kishte shënuar Sangali.

Sadiku u aktivizua titullar bashkë me futbollistin tjetër të Shqipërisë, Keidi Bare. Të dy qëndruan në fushë gjatë gjithë ndeshjes.

Për sulmuesin 28-vjeçar ishte goli i 8-të sezonal me Malagan në 17 ndeshje gjithsej, nga të cilat 15 i ka luajtur titullar. Kujtojmë se në ndeshjen paraardhëse Sadiku realizoi një tjetër gol, që i dha pikë skuadrës së tij përballë Lugos, me të njëjtin rezultat 1-1. Malaga aktualisht renditet në vendin e 16-të në La Liga 2 me 23 pikë dhe objektiv primar ka mbijetesën, pasi po kalon një periudhë të vështirë financiare.

Kjo është arsyeja pse është gati të shesë Keidi Baren, për të cilin mësohet se ka refuzuar një ofertë prej 500 mijë eurosh për kartonin e tij, shumë e ofruar nga Rayo Vallecano.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA