Paratici: Emre Can nuk largohet, merkatoja jonë është mbyllur

06/01/2020 17:21

Drejtori Sportiv i Juventusit, Fabio Paratici deklaroi në prag të ndeshjes mes bardhezinjve dhe Cagliarit, se merkatoja e dimrit mund të konsiderohet e mbyllur për klubin torinez dhe se mesfushori turko-gjerman Emre Can nuk do të largohet në janar.

“Jemi shumë të lumtur që arritëm të blejmë Kulusevskin, ndonëse na vjen keq që nuk e morëm menjëherë në Torino. Që në fillim të negociatave e dinim që duhej të mbyllte sezonin te Parma, por kemi investuar te një të ri me të ardhme premtuese. Sa i përket Emre Can, mund të konfirmoj se do të mbetet pjesë e Juves, ndërsa merkatoja jonë mund të konsiderohet e mbyllur”, deklaroi Paratici.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA