Otto John drejt rikthimit në Kosovë, zbulohet skuadra e tij e re

06/01/2020 22:43

Otto John është vetëm një hap larg rikthimit në Ipko, Superligën e Kosovës por këtë herë jo më për të mbajtur veshur fanellën e Trepça ’89 por atë të Prishtinës, lajmi është konfirmuar nga vetë trajneri i skuadrës kryeqytetase Armend Dallku i cili në një intervistë ka theksuar se klubi i Prishtinës dhe bomberi nigerian, janë shumë pranë arritjes së një marrëveshjeje.

Ka 95% shanse deklaroi Dallku që Otto John të veshë fanellën e Prishtinës dhe mundësitë janë që ky transferim të zytarizohet që në orët e ardhshme. Te Skënderbeu Otto John nuk është një titullar fiks teksa në këtë sezon ka shënuar vetëm 1 gol në 17 takime por vetëm 5 prej tyre i ka nisur që nga fillimi edhe pse është aktivizuar në të gjitha ndeshjet e kampionatit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA