Gjatë fjalës së tij, të mbajtur në një deklaratë për shtyp, pas takimit me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin, kreu i Lëvizjes Vetëvendosja, Albin Kurti foli edhe rreth bisedimeve me Lidhjen Demokratike të Kosovës për të arritur një marrëveshje bashkëqeverisjeje.

Kurti deklaroi se shpreson që të takohen sa më parë me LDK-në për t’i finalizuar takimet me një marrëveshje për koalicion.

“Unë besoj që qytetarët e Republikës tash i duan ministrat, e jo vetëm se cila parti çfarë mori e çfarë nuk mori. Besoj që do të takohemi dhe të fillojmë fazën e re të përmbylljes së këtyre takimeve dhe ta finalizojmë me një marrëveshje për koalicion”, tha Kurti.

Ai theksoi se të ishte për të, takim do të kishte që dje apo pardje.

“Unë kam qenë iniciatorë i takimeve të shpeshta sepse nuk bëhet marrëveshja shpejt pa takime të shpeshta…Unë po e shprehi vullnetin tim që të ecim përpara shpejtë sepse nuk kemi kohë për të humbur”, tha Kurti, i cili shtoi se pas datës 26 dhjetor ka qenë dëm që nuk janë takuar.

Kurti shtoi se takimi mes tij dhe Thaçit ishte i shkurtër dhe pa efekte juridike.

“Sot isha në takim me presidentin e Republikës, ky ishte një takim i shkurtër konstulativ pa efekte juridike, lidhur me fazën e ardhshme konstituive të institucioneve që sot i kanë mbushur tre muaj.”

Më tej vijoi:

“Do i propozojmë kandidatin tonë presidentit. Qytetarët e Kosovës duan në krye njerëz të devotshëm. Kam insistuar për takime sa më të shpeshta, nuk bëhet marrëveshje pa takime të tilla. U refuzua oferta që unë bëra më datë 23 dhjetor, u zvarrit formimi i qeverisë. Unë do jem kryeministri i ardhshëm, zvarritja e qeverisë është kosto e shtetit.”

Për t’u ndalur më pas te kandidatët e propozuar nga ana e tij, përmes një video-mesazhi të ditës së sotme, sa i takon krijimit të qeverisë së re.

Nuk kam caktuar asnjë ministër nga LDK, kam lënë vend bosh për ta. Nuk dua të propozoj emrin e ministrit serb, pa patur emrat e propozuar nga LDK. Jam në komunikim me ata. Qytetarët kanë zgjedhur me 6 tetor, nuk besoj se duan sërish zgjedhje. Mendoj se me LDK-në në koalicion puna ecën më shpejt. LDK-ja, i vetmi partner i mundshëm për bashkëpunim. Jemi në hapat e fundit të arritjes së marrëveshjes për qeverinë e re. Viti 2020 është viti i Kosovës sepse populli e ka zgjedhur ashtu.”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA