Ekipin e Interit e pret një sfidë mjaft delikate ndaj Napolit në “San Paolo”. Ekipi napolitan duket se e ka lënë pas periudhën e keqe të fillim sezonit nën drejtimin e Carlo Ancelotit dhe me ardhjen e Gennaro Gattuso, ka krijuar një identitet të ri.
Zikaltërit duhet të japin maksimumin e tyre për të dalë me pikë nga ky takim dhe të rivalizojë më tej në luftën për titull kampionët në fuqi të Juventusit, të cilët fituan bindshëm mesditën e sotme me rezultatin 4-0, falë tre golave të realizuar nga Ronaldo. Pak minuta më parë kanë dalë dhe formacionet zyrtare të të dyja ekipeve për ndeshjen e sotme.
Gattuso ka menduar një ekip të rreshtuar në formacionin (4-3-3), në portë do të jetë italiani Alex Meret, i cili është kthyer në një titullar të padiskutuar të ekipit. Katërshja e mbrojtjes do të përbëhet nga Kostas Manolas dhe Giovanni Di Lorenzo në qendër. Në krahun e majtë do të ketë një vend si shartues për Elseid Hysaj ndërsa nga krahu tjetër shok reparti me të do të jetë portugezi Mario Ruiz. Mesfusha do të përbëhet nga Allan Fabian Ruiz si edhe Piotr Zielinski.
Ndërsa në sulm do të rreshtohet Jose Callehon në krahun e majtë, në të djathtë do të luaj Lorenzo Insigne ndërsa në majë të sulmit do të luajë Arek Milik. Miqtë zikaltër kanë menduar që ti bëjnë ballë jugorëve me formacionin e përhershëm tashmë (3-5-2). Në portë do të jetë kapiteni i ekipit Samir Handanovic. Mbrojtja do të përbëhet nga Alessandro Basroni, De Vrij si edhe Milan Skriniar. Loja do të organizohet nga Marcelo Brozovic Mattias Vecino dhe Roberto Gagliardini në qendër.
Në krahë të saj do të vendosen në ndihmë të sulmit dhe mbrojtjes italiani Antonio Conte në krahun e djathtë si edhe shoku i tij i kombëtares Cristiano Biraghi. Rreziku për Napolin do të vijë nga këmbët e Lautaro Martinezit dhe Romelo Lukaku, të cilët do të jenë rreziku më i madh në portën e Alex Merex.
Kujtojmë që për Antonio Conten do të jenë të gatshëm Alexis Sanchez dhe Nicolo Barrella të cilët janë rikuperuar nga dëmtimi dhe mund të përdoren nga tekniku gjatë ndeshjes.
Top Channel