Banorët dhe shoqata lokale të qytetit meksikan të Xalapa-s kanë bashkuar forcat për ta kremtuar ndryshe këtë vit Ditën e Ujit të Bekuar.
Ata krijuan një kek 500 metra të gjatë, i cili jo vetëm i ka entuziamuar banorët, por ka tërhequr dhe vëmendjen e botës mbi kryeqendrën e Verakruzit,të njohur më së shumti për ndërtesa koloniale, përfshirë kwtu katedralen e famshme në stil barok të Inmaculada Concepción de Xalapa.
“Arritëm ta zgjasnim kekun në 520 metra, dhe për pak, do ta kishim bërë edhe më shumë. Gjithçka u arrit falë donacioneve; instituti amerikan I kulinarisë arriti të prodhonte pjesën më të madhe të ëmbëlsirës bazuar në donacionet private”, shprehet íctor Hugo Rodríguez Maldonado, organizator.
“Kjo është pak a shumë ajo çfarë nënkupton keku i Epifanisë; të fillosh dhe të mbyllësh një cikël, i cili shpjegohet me formën rrethore të kekut, që përfaqëson kurorën e tre Mbretërve. Frutat e thata që vendosen sipër tij, imitojnë xhevahiret që gjenden në kurorë. E adhuroj këtë qytet, sepse organizohen shumë evente kulturore dhe është I mbushur me parqe; këtu gjen gjithmonë diçka për t’u argëtuar”.
Epifania, apo dita e ujit te bekuar kremtohet në 6 janar nga besimtarët ortodoksë. Në shumë vende , është traditë që Bekimi i Ujit të bëhet në det, lumë, liqen apo në ndonjë pellg uji, dhe kur nuk ekziston një mundësi të tillë, atëherë ai ndodh në kishë. Ajo konsiderohet si festa që kremton “shfaqjen e Perëndisë” në botë përmes mishërimit te Jezu Krishti.
Top Channel