De Rossi “var këpucët në gozhdë”, e pret një eksperiencë e re?

06/01/2020 19:33

Pas disa muajsh te Boca Juniors, mesfushori italian Daniele De Rossi ka vendosur të mos rinovojë bashkëpunimin me klubin argjentinas dhe të tërhiqet nga futbolli për arsye personale, siç thuhet paraprakisht.

Lajmi është dhënë nga mediat argjentinase, që raportojnë se De Rossi ka bërë vizitën e fundit në qendrën stërvitore të Boca Juniors, prej ku është larguar pak momente më parë, ndërsa më vonë pritet edhe një konferencë për shtyp, ku do të njoftojë tërheqjen nga futbolli.

Paraprakisht thuhet se pas vendimit të De Rossit për të “varur këpucët në gozhdë”, fshihet një ofertë që ish kapiteni i Romës ka marrë nga pronarët e rinj të klubit verdhekuq, për të marrë një rol drejtuesi në ekipin e tij të zemrës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA