Gjermania “lodhet” nga ukrainasit/ Nëse fitojnë zgjedhjet, konservatorët do shkurtojnë ndihmat për 1.2 milionë refugjatë
25/11 13:30
Një aksident tragjik është shënuar ditën e sotme në Pensilvani, ShBA ku janë përfshirë tre trailera, një autobus turistësh dhe një makinë e vogël duke lënë të paktën 5 viktima dhe 60 persona të plagosur, bën me dije CNN.
Autobusi, i cili ishte drejtuar nga Nju Xhersi në Cincinnati, u përplas me anësoret e rrugës duke u ngjitur në argjinaturë dhe u rrotullua, tha zëdhënësi i Policisë së Shtetit të Pensilvanisë, Stephen Limani, para gazetarëve.
Autobusi më pas është përplasur me dy kamionët me rimorkio, teksa një i tretë dhe autovetura u përfshinë më pas në aksident.
Deri më tani janë identifikuar dy viktima që janë shoferë të kompanisë UPS, Daniel Kepner, 53, dhe Dennis Kehler, 48 vjeç.
/A.Pali/
Top Channel