Nesër takimi Thaçi-Kurti/ Presidenti do mandatojë kreun e VV për formimin e qeverisë në Kosovë

05/01/2020 12:38

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti do të takohen nesër në mesditë.

Ajo e presidentit Thaci ishte ftesa e tretë e dërguar prej tij ndërkohë që vetë Thaçi ka deklaruar se pret që në javët e para të janarit të arrihet një marrëveshje në mes partisë fituese dhe partnerit qeverisës, duke vënë kështu në vend vullnetin e qytetarëve.

Ndërsa Albin Kurti ditë më parë ka thënë se do të takohet me Presidentin Thaçi, por ai nuk e përcakton datën e formimit të qeverisë.

Para këtij takimi LDK do të mbajë dy mbledhje të rëndësishme, atë të kryesisë dhe të grupit parlamentar, e cila thuhet se do të jetë edhe lëvizja e fundit e LDK-së për të qartësuar qëndrimin e saj, karshi koalicionit me VV-në.

Mediat kanë raportuar se VV tanimë i ka bërë një ofertë LDK-së, pas zgjedhjes së Glauk Konjufcës si kryetar të Kuvendit, duke ofruar LDK-së t’i merr gjashtë ministri, kundrejt katër sa do t’i kishte Lëvizja Vetëvendosje. Ndërsa, në ofertë parashihet që presidenti t’i takojë LDK-së, dhe në momentin e zgjedhjes së kësaj pozite, atëherë partia e Isa Mustafës t’ia kthejë një ministri VV-së, duke u barazuar 5-5 sa i përket ministrive.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA