Shkarkohet kirurgu i njohur francez që kthente hundën e pacienteve në ‘patate’ (fotot)
25/11 15:52
Më 5 janar të vitit 1925, Nellie Tayloe Ross bëri betimin si guvernatore e shtetit Wyoming, duke u bërë kështu guvernatorja e parë grua në Shtetet e Bashkuara.
Nellie Ross ishte e veja e guvernatorit William Ross. Ajo u zgjodh për të zëvendësuar të shoqin për pjesën e pambaruar të mandatit si guvernator.
Zonja Ross vazhdonte të mbante rroba zie kur bëri betimin. Nuk ishte aspak e rastit që ky shtet të kishte guvernatoren e parë dhe po ashtu nuk ishte e rastit që ceremonia e betimit të drejtohej nga kryetari i gjykatës së lartë të shtetit, i cili përpara 35 vjetësh kishte përgatitur projekt-nenin e kushtetutës së shtetit Wyoming në bazë të të cilit gratë kishin të drejta të barabarta politike.
Top Channel