Motër e vëlla mësojnë në hotel/ Shtëpia iu dëmtua nga tërmeti, nuk shkojnë dot në shkollë
05/01/2020 20:57
Melina dhe Alkeo janë motër dhe vëlla dhe nxënës të klasës së nëntë dhe të gjashtë në shkollën “Bajram Curri” në plazhin e Durrësit.
Tërmeti i 26 nëntorit i la jo vetëm pa shtëpi por edhe pa shkollë. Apartamenti i tyre në lagjen 13, plazh, Durrës u dëmtua dhe ata u larguan fillimisht drejt Kuçovës, ku u strehuan tek të afërmit.
Prej tre javësh janë strehuar në hotel bashkë me prindërit dhe gjyshërit.
Top Channel