![](https://top-channel.tv/wp-content/uploads/2025/02/123_sd-800x450.jpg)
09/02 16:13
Malaga refuzon 500 mijë euro për Keidi Baren, duke iu referuar asaj që raportojnë mediat spanjolle. Edhe pse e ka nxjerrë në shitje klubi andaluzian nuk ka pranuar një ofertë të ardhur Rayo Vallecano skuadër që luan gjithashtu në Segunda Division, por Malaga e ka kthyer mbrapsht këtë ofertë pasi e ka cilësuar shumë të ulët.
Edhe pse janë në vështirësi serioze financiare dhe rrezikojnë falimentimin, drejtuesit e Malagas nuk kërkojnë ta lejojnë të largohet për një çmim të lirë mesfushorin e kombëtares shqiptare të cilin e vlerësojnë shumë më tepër dhe kërkohet në La Liga.
Top Channel