Davide Nicola debuton me fitore, Genoa prish “agjërimin” e gjatë!

05/01/2020 21:19

Davide Nicola debuton me fitore në stolin e Genoas. Skuadra kuqeblu u rikthye te suksesi në Serie A pas më shumë se 2 muajsh duke e nisur vitin me këmbën e mbarë dhe duke iu larguar vendit të fundit të renditjes.

Genoa mposhti 2-1 Sassuolon në Luigi Ferraris me gola të Domenico Criscitos me penallti dhe Goran Pandev në minutat e fundit, ndërkohë që për skuadrën nga Reggio Emilia barazoi përkohësisht shifrat Pedro Obiang.

Me këtë fitore Genoa u ngjit në kuotën e 14 pikëve, 2 më shumë se Spal që ka zbritur në vendin e fundit pas disfatës ndaj Veronas.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA