Manchester City kualifikohet për në raundin e katërt të FA Cup në futbollin anglez.

Skuadra kampione në fuqi e kompeticionit mposhti me shumë lehtësi Port vale me rezultatin 4-1. Zinchenko ishte ai që hapi serinë e golave për Citizens në minutën e 19, por Pope barazoi përkohësisht për skuadrën e Port Vale në të 35. Gjithsesi, Manchester City shkoi në pushimin e ndeshjes me avantazhin 2-1 pas golit të shënuar nga Sergio Aguero. në pjesën e dytë, skuadra e Guardiolës arriti të gjejë rrugën e rrjetës edhe 2 herë të tjera me Harëood-Bellis dhe Foden për të fiksuar rezultatin 4-1.

Nuk shkuan kështu gjërat për Manchester United që barazoi 0-0 me Wolwerhampton që do të thotë se cështja e kualifikimit mes tyre do të zgjidhet në sfidën tjetër që do të luajnë. Wolverhamptonit që është bërë specialist në marrjen e rezultateve pozitive kundrejt të mëdhave në Premier League, pati një goditje shtylle nga Raul Jimenez, ndërkohë që pa t’i anulohej një gol i Doherty. Nga ana tjetër edhe Manchester United iu afrua golit me Rashford me këtë të fundit që u ndal nga tramversa. Në fund rezultati mbeti 0-0 duke bërë të mes këtyre ekipeve të ketë një përsëritje të sfidës

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA