Leskoviku, edhe pse një qytet i vogël e me pak banorë, njihet për shumë prej traditave të tij.

Vera dhe rakia të prodhuara në mënyrë artizanale janë një traditë thuajse e çdo shtëpi leskoviqare. Kushtet klimatike kanë favorizuar vreshtarinë në Leskovik ndërsa banorët me mjeshtërinë e tyre prodhojnë produktet aq të njohura të zonës. Janë varietetet e njohura të rrushit vendas por edhe teknikat e përdorura ndër vite ato që e bëjnë të veçantë këtë verë.

Apostol dhe Enverie Miçi prodhojnë verë prej vitesh ndërsa tregojnë se kjo është një traditë e lashtë e këtij qyteti që trashëgohet ende sot.

Por në Leskovik ruhen ende disa varietete rrushi që zor se gjenden në zona të tjera si Kryqësi, Nesimisë etj, të cilat vetë banorët i mbrojnë me fanatizëm.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA