Presidenti amerikan, Donald Trump konfirmoi se nuk kërkonte ndryshim të regjimit në Teheran, pas vrasjes së gjeneralit iranian, Qassem Soleimani, të cilin ai e cilësoi si terroristin numër një në botë.
Duke konfirmuar se kishte reaguar për të “ndaluar” një luftë, jo për të filluar një të tillë, ai theksoi se Qassem Soleimani po përgatiste sulme kundër diplomatëve dhe ushtarëve amerikanë.
“Soleimani e kishte kthyer vdekjen e të pafajshmëve në një pasion të neveritshëm”, theksoi Trump para se të bënte një paralajmërim për terroristët që sulmojnë amerikanët.
“Ne do t’u gjejmë. Ne do t’u eliminojmë. Ne do të mbrojmë gjithmonë diplomatët, ushtarët tanë, të gjithë amerikanën dhe aleatët tanë”, theksoi presidenti amerikan.
“Kam një respekt të madh për popullin iranian. Ne nuk po kërkojmë ndryshim të regjimit”, shtoi ai.
Top Channel