Liverpool fiton 2-1 ndaj Tottenhamit/ Isak shënon, por largohet nga fusha i dëmtuar 20/12 20:51
Menjëherë pas zyrtarizimit të tij si trajner i Partizanit, Adolfo Sormani nisi punën me futbollistët me seancën e vetme që u zhvillua në Pezë në orën 10:30.
54-vjeçari u prezantua me futbollistët dhe stafin në prani të presidentit Gazment Demi. Stafit teknik i janë bashkuar edhe ndihmësi Giovani Mazzella dhe përgatitësi atletik Gabriele Faccia.
Në mbrëmje ekipi do të udhëtojë drejt Turqisë për të kryer mini-fazën përgatitore. Përgjatë qëndrimit 12 ditor në Antalia, të kuqtë do të zhvillojnë edhe 2 ndeshje miqësore me turqit e Trabzonsporit, në datën 10 janar, dhe me hungarezët e Budapest Honved, më datë 15 janar.
Top Channel