Kur Sulejmani tallte Trump: U flet shteteve si banakierit të kazinosë. SHBA var shpresat te mbeturinat e Iranit që kundërshtojnë revolucionin

04/01/2020 20:16

Pas sulmit të dronit amerikan, që la të vrarë një nga gjeneralët më të lartë të Iranit, tensionet mes dy shteteve janë në pikë kritike.

Një video që qarkullon në rrjete shoqërore, tregon një fjalim të Sulejmanit në korrik të vitit 2018, teksa i përgjigjej presidentit amerikan për akuzat që ky i fundit i kishte bërë Ruhanit (presidentit iranian) në Tuiter, duke thënë se kishte nxjerrë fjalë të çmendura dhune dhe vdekjeje.

“Trump i ktheu presidentit tonë një përgjigje idiote në Tuiter. Është shumë poshtë dinjitetit të presidentit tonë që të përgjigjet, ndaj do të përgjigjem unë, si ushtar i kombit”, tha Sulejmani.

Ai shtonte se më shumë se një vit pasi është zgjedhur  president, retorika e Trump mbetej njësoj si ajo që përdorte nëpër kazino.

“I flet Rusisë, Kinës dhe Europës, kujtdo në botë, me të njëjtin nivel që i flet një bixhozçi banakierit në kazino”, thoshte Sulejmani.

Ai i premtonte Trumpit, të cilin e quante bixhozçi, se Irani nuk kishte frikë nga sanksionet dhe se ata ishin pranë tij, në vende që presidenti amerikan as që i çonte nëpër mend.

“Jemi pranë teje në vende që ti nuk i përfytyron dot. Jemi një komb dëshmorësh. Jemi kombi i imamit Husein. Pyet rrotull. Kemi përballuar shumë vështirësi. Eja, po të presim! Ne jemi të vetmit burra në këtë skenë. Lufta me ne do të shkatërronte gjithë kapacitetet tuaja. Ju mund ta nisni luftën, por ne do ta caktojmë përfundimin. Ndaj mos e fyeni presidentin tonë”, thoshte Sulejmani.

“Dikur, SHBA kishte karizmë. Mjaftonte të niseshin anijet e tyre dhe kombet do të binin. Sot SHBA mbledh mbeturinat e kombit iranian, hipokritët dhe kundërshtarët e revolucionit. Te ata i keni varur shpresat? Kjo është Amerika?”, thoshte Sulejmani në vitin 2018.

FOTO GALERI
3/9
Dy të tjera u raportuan pranë ambasadës amerikane. Në foto, protestuesit në Irak ndezën zjarre brenda Zonës së Gjelbër, pranë ambasadës amerikane në Bagdad

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA