​Kelmendi: Rikthimi i Dardanit KB Peja, ishte nevojë imediate

04/01/2020 05:39

Biznesmeni Ramiz Kelmendi ka theksuar se rikthimi i Dardan Berishës te klubi i basketbollit Peja, ishte nevojë imediate për klubin, fushën e parketit.

Ai po ashtu ka uruar se kjo prurje le të jetë një përmbushje përballë lojtarit të gjashtë të KB Peja, “Shqiponjave”, që çdoherë mbeten të pakontestueshëm për sukseset e klubit.

Postimi i Kelmendit në Facebook:

Si Sponsor dhe mbështetës i KB ‘Peja’, Kompania ‘Elkos Group’ ka premtuar që nga fillimi i bashkëpunimit se do të jetë në mbështetje të fuqishme të rimëkëmbjes së Pejës, nën naim dhe moton Peja – Qytet i Basketobollit dhe në të njejtën kohë duke ndikuar në ngritjen e përgjithshme të cilësisë së basketbollit kosovar qoftë në arenën vendore qoftë atë ndërkombëtare.

Në këtë kuadër, nga sot tek KB ‘Peja’ rikthehet basketbollisti më i mirë i Kosovës Dardan Berisha.

Rikthimi i Dardanit normalisht që ishte nevojë imediate për klubin, fushën e parketit por kjo prurje le të jetë një përmbushje përballë lojtarit të gjashtë të KB ‘Peja’, ‘Shqiponjave’ që çdoherë mbeten të pakontestueshëm për sukseset e klubit.

Dardani po kthehet në shtëpinë e vet dhe na pritë e mbara!/KosovaPress

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA