Nick Kyrgios njihet si ‘djali i keq’ i tenisit për shkak të gjesteve të tij që shpesh kalojnë limitet e sjelljes normale. Por këtë radhë tenisti australian ka shfaqur anën solidare të tij për të prekurit nga zjarret që kanë pushtuar australinë teksa vendosi të ofrojë para për bamirësi.
Mësohet se Kyrgios për cdo ace të tij do të japë 200 dollarë Australiane për të ndihmuar personat që po vuajnë këtë ngjarje të rëndë dhe gjithcka nis nga sfidat e ATP Cup që nisi këtë të premte. Kyrgios, që do të luajë edhe në turneun Kooyong Classic dhe Australian Open, gjatë këtij muaji bëri thirrje për mbledhje fondesh në favoir të viktimave të zjarreve në Australi.
Parashikohet që nga kjo nismë në turneun ATP Cup të mblidhen rreth 150 mijë Dollarë Australianë pas më shumë se 1500 ace. Zjarret në Australi kanë shkaktuar 18 viktima dhe evakuime masive personash, ndërkohë që vendi pritet të pushtohet nga nga një valë e madhe të nxehti gjatë fundjavës.
Top Channel