Janari është muaji kur zhvillohet kompeticion më i rëndësishëm i garave rally, Rally Dakar. Këtë vit ky kompeticion ka disi risi ku përmendim faktin që për herë të parë do të zhvillohet në Arabinë Saudite, ndërkohë që mes pjesëmarrësve për herë të parë do të jetë një pilot kampion bote i Formula 1, Fernando Alonso. Në këtë eveniment të rëndësishëm që do të ndiqet nga 1900 gazetarë në terren do të garojnë 543 pilotë me 334 mjete të ndarë në 5 kategori.

Rally Dakar ka filluar të organizohet në 1978 dhe ka arritur në edicionin e 42 të tij. Arabia Saudite që është vendi i 30 që pret këtë kompeticion është kapitulli i tretë i kësaj gare pas atyre në Dakar dhe Amerikën Latine. Në këtë edicion do të jenë 137 motorë të cilëve do t’u shtohen 33 të tjerë që do të jenë në kategorinë Original, 100 makina, 30 mjete side by side, 41 kamionë dhe 26 motorë kuad.

Këtyre u shtohen 300 mjetet e ndihmës në  drejtim të 543 pilotëve që do të nisin aventurën e tyre në dunat e Arabisë Saudite me etapën e parë në Jeddah në 5 janar dhe që në 12 ditë do të përshkojnë mbi 5000 km. Përsa i përket ekipit të asistencës do të jenë 2500 efektivë, nga të cilët 70 janë në stafe mjekëesore, ndërkohë që në terren do të jenë 7 avionë, 10 helikopterë, 50 kamionë, 60 makina dhe 10 autobusë. të gjithë këta do të ofrojnë shërbimet e tyre për sigurinë, ushqimin, asistencën mjekësore, zhvendosjen etk

Dakar është shndërruar në një garë ikonë teksa mbahet në muajin janar kur kompeticionet më të rëndësishme të garave automobilistike dhe motociklistike janë pushim, dukem fiotuar kështu shumë hapësirë mediatike. pritet që ky event të transmetohet në 190 vende nëpërmjet 70 kanaleve televizive, ndërkohë që ai mund të ndiqet nga miliona persona në botë edhe nëpërmjet aplikacionit në tableta apo smartphone.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA