Vdes 15-vjeçarja, dyshohet se është vetëhelmuar
02/01/2020 12:51
Një ngjarje e rëndë është shënuar ditën e parë të vitit 2020 në Urën Vajgurore në Berat, ku një 15-vjeçare i ka dhënë fund jetës së saj duke u helmuar.
Vajza është gjetur nga familjarët në banesë pa shenja jete dhe është transportuar drejt Spitalit Rajonal Berat por nuk ka mundur dot të mbijetojë.
Viktima E.Ç,15-vjeçe,është dërguar në Morgun e Spitalit të Beratit ku po i nënshtrohet autopsisë,e cila do të përcaktojë edhe shkaqet e vdekjes. Paraprakisht,sipas policisë,dyshohet se vajza është vetëhelmuar me pesticide por këto janë thjesht dyshimet e para,deri në daljen e përfundimit të raportit mjeko-ligjor dhe analizave.
Top Channel